Ballina Europë Rritet shkalla e papunësisë në Gjermani, ky është numri i të punësuarve...

Rritet shkalla e papunësisë në Gjermani, ky është numri i të punësuarve në këtë shtet

48
0

Shkalla e papunësisë në Gjermani u rrit në 3.2% në prill, nga 3.1 për qind një vit më parë, bën të ditur autoriteti statistikor Destatis.

Kishte 1.42 milionë njerëz të papunë në vend që nga prilli 2024, 4.9 për qind më shumë krahasuar me prillin 2023, vuri në dukje ai.

Numri i të punësuarve ishte 45.8 milionë në prill 2024.

“Krahasuar me prillin 2023, numri i personave të punësuar në prill 2024 u rrit me 0.2%, ose 110,000”, shtoi ai.