Policia e Shkodrës ka zbardhur konfliktin e ndodhur dje në rrugën “Pogej” në Shkodër, ku mbeti i plagosur 62-vjeçari Vladimir Bruci.
62-vjeçari u godit me sende të forta pas një konflikti dje. Ndërkohë blutë e Shkodrës bëjnë me dije se hetimet klanë treguar se në ngjarje për plagosjen e 62-vjeccarit janë përfshirë 6 persona.
Njëri pjrej tyre është arrestuar, ndëersa, vijon puna për kapjen e 5 të tjerëve.
“U arrestua shtetasi E. S., 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit I. S., 23 vjeç, S. H., 27 vjeç, A. K., 31 vjeç, S. T., 24 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër”, njofton policia.
Këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin Vladimir Bruci, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. S. ka patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi A. B. dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.
Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.