Ballina Politika Giorgia Meloni në Gjadër pritet nga karabinierët italianë dhe kryeministri Rama! Më...

Giorgia Meloni në Gjadër pritet nga karabinierët italianë dhe kryeministri Rama! Më pas inspektojnë qendrën e emigrantëve në Shëngjin dhe konferenca

37
0

 Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u prit në Gjadër nga kryeministri Edi Rama dhe personeli italian i cili është angazhuar për punimet e kampit. Meloni shoqërohet edhe nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci.

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni mbërriti në aeroportin Nënë Tereza  (ora 11:24) dhe nga aty u nis me helikopter drejt Gjadrit, ku po vijojnë punimet për ndërtimin e kampit të emigrantëve. Ndërkohë kryeministri Edi Rama mbërriti atje me makinë.

Më pas do të shkojnë në Shëngjin për të inspektuar qendrën pritëse të emigrantëve  që shpëtohen në det.

Punimet për qendrën pritëse në Shëngjin përfunduan një ditë para vizitës së Melonit, aty ku edhe kryeministri Edi Rama dhe Giorgia Meloni pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.

Në zonën e Gjadrit në Lezhë,vijojnë punimet e kampit të pritjes së emigrantëve, që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit. Këtu janë përfunduar deri tani 30% e punimeve.

Më pas në qendrën pritëse në Shëngjin do mbahet konferenca Rama-Meloni. Konferenca është caktuar të mbahet në 12:00.

Masat për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit kanë nisur prej të hënës (3 qershor), pasi në Portin e Shëngjinit kanë mbërritur tashmë oficerë të policisë italiane.