Ballina Ekonomia Mbi 130 mijë ndërmarrje në vend, ekonomia shqiptare ofron më shumë shërbime...

Mbi 130 mijë ndërmarrje në vend, ekonomia shqiptare ofron më shumë shërbime se prodhim

24
0

Numri i bizneseve që operojnë në Shqipëri po shtohet nga viti në vit, por jo në prodhimin e të mirave për vendin, sesa për shërbimet.

Ekonomia shqiptare po orientohet gjithnjë e më shumë në fushën e tregtisë, akomodimit, shërbimeve, transportit sesa të fokusuar në industri.

Sipas Institutit të Statistikave në 2023 numri i ndërmarrjeve u rrit me 4.1% krahasuar me vitin 2022. Duke arritur kështu në 130 mijë e 338 gjithsej

86,2% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve, të cilat rezultojnë se kanë realizuar rreth 66% të xhiros vjetore. Nga ana tjetër ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 25,6% të totalit me xhiron vjetore më të madhe në ekonomi në nivelin e 40,8%.

Teksa ky numër i ndërmarrjeve është në rritje paralelisht ecën dhe numri i të punësuarve në këto sektor. Rreth 85,9% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar  ndërsa më pak ndërmarrje janë ato me mbi 50 punonjës.

Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit.