Ballina Kronika Njëri dhunoi ish-të dashurën, tjetri ngacmoi seksualisht një vajzë, 36-vjeçari përndoqi një...

Njëri dhunoi ish-të dashurën, tjetri ngacmoi seksualisht një vajzë, 36-vjeçari përndoqi një grua, 4 të arrestuar në Tiranë

24
0

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, autorë të dyshuar për disa vepra penale.

NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

– Ndaluan shtetasin J. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase;

– Arrestuan shtetasin J. S., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur një 58-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Më datë 04.06.2024, në fshatin Dritas, është vetëvarur shtetasja D. K., 33 vjeçe, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë.