Ballina Ekonomia Ola Xama për programin e PD: Taksa e sheshtë prej 9%, është...

Ola Xama për programin e PD: Taksa e sheshtë prej 9%, është taksa më e mirë për biznesin

25
0

E ftuar në tryezën e Programit Ekonomik të PD-së ishte edhe gazetarja e ekonomisë Ola Xama.

Gjatë fjalës së saj Xama u shpreh se sot një ndër problemet e mëdha të ekonomisë është taksa që qeveria vendosi për profesionet e lira, e cila i merr frymën shtresës së mesme dhe e dekurajon ekonominë vendase.

Xama u shpreh se taksa që propozon PD prej 9% është më e mira, sepse ajo “taton njëlloj për të gjithë, shmang evazionin dhe bëhet edhe me eficent për administratën tatimore”.

“Nëse ka sot një problem në Shqipëri, jo vetëm për profesionet e lira që sot kanë taksën më të lartë historike, prej 15 dhe 23%, që përbëjnë edhe shtresën e mesme të popullsisë, por edhe nga komuniteti i biznesit, vendas dhe i huaj, është ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit tatimor. Taksa më e mirë është 9%. Nëse ka një model që taton njëlloj për të gjithë, shmang evazionin dhe bëhet edhe me eficent për administratën tatimore është taksa e sheshtë. Është një ide që më plqen dhe ju përgëzoj si Parti Demokratike.” – u shpreh ajo.

Më tej Xama foli edhe për problematikën e ligjeve me porosi, të cilat deformojnë konkurrencën e tregut, duke i kërkuar PD-së ndalimin e ligjeve të tilla.

“Një problem tjetër që unë jam shumë e ndjeshme është pjesa e ligjeve me porosi, e cila nuk ka munguar në Shqipëri përgjatë 30 viteve të fundit. Kontrata koncensionare të miratuara me ligje të veçanta, kemi deformime të aksesit si në leje ndërtimi si në resorte, si në dhënien e tokave publike dhe nëse sot ka një tjetër aferë që po ndodh është dhënia e tokave publike me një euro, është dhënia e tokave publike falas, është hapja e dhjetra kompanive shtetërore që do të merren me menaxhimin e pronave që t’i jepen privatëve dhe miratimi i ligjeve me procedurë të përshpejtuar siç ishte ai i zonave të mbrojtura apo futja e ndryshimeve ligjore në seancat e komisioneve apo në seancat plenare që të ndryshojnë ligjet për dhënien e tokës publike, ku ndërkohë ligji është shumë i përcaktuar për çdo tokë publike që zhvillohet. Sugjeroj që pjesën e konkurrencës së tregut dhe pjesën e ndalimit të ligjeve të tilla, të qepura, t’i keni pjesë kryesore të programit ashtu siç keni edhe taksën e sheshtë.” – vijoi Xama.