Ballina Politika Incidenti në Shëngjin bën bujë në Itali, mediat: Truprojat e Ramës gjakosën...

Incidenti në Shëngjin bën bujë në Itali, mediat: Truprojat e Ramës gjakosën deputetin e opozitës

15
0

Incidenti i ndodhur dje në Shëngjin, ku kryeministrja italiane Giorgia Meloni u përplas me deputetin Riccardo Magi ka bërë bujë në mediat italiane. Sipas tyre, policia dhe ekipi i sigurimit kanë “dhunuar’ deputetin e “Piu Europa”.

“Maggi ka dalë para makinës që transportonte Edi Ramën dhe Melonin, duke shfaqur një tabelë ku lexohej “1 miliardë euro spot elektoral”. Në këtë moment ai është rrethuar nga policia dhe grupi i sigurimit, të cilët e kanë zhvendosur me forcë menjëherë për të hapur rrugën. Më pas u pa se ai ishte gjakosur te pjesa e sqetullës”, thekson ANSA.

Në të njëjtën linjë është edhe Corriere Della Sera:

“Minuta tensioni në përfundim të vizitës së Giorgia Melonit në Shqipëri. Sekretari i Più Europa Riccardo Magi, i cili mbërriti në portin e Shëngjinit me mesazhe proteste u sulmua dhe  u shty nga forcat e sigurisë. Gjatë kohës që Magi bërtiste “ largo duart, unë jam deputet ”, kryeministrja zbriti nga makina blu: “Lëreni ju lutem, është deputet italian”.