Ballina Aktualitet U dyshua se ishte vrasje, policia zbardh detaje mbi vdekjen e 31-vjeçarit...

U dyshua se ishte vrasje, policia zbardh detaje mbi vdekjen e 31-vjeçarit në Dhërmi

133
0

Policia ka konfirmuar dyshimet se vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi, që tronditi Dhërmiun ditën e enjte, mund të jetë kryer nga Gerald Shehu me ndihmën e bashkëpunëtorëve.

43-vjeçari Shehu dyshohet se i shfrytëzoi bashkëpunëtorët për të larguar e për të fshehur trupin e viktimës në orët e para të të enjtes.

Ndërsa autori u prangos një ditë më parë në një prej aeroporteve të shtetit grek në tentativën për t’u arratisur, kriminalistët kanë vijuar të grumbullojnë prova të mundshme në automjetin e tij. Makina e të dyshuarit kryesor ishte braktisur në Sarandë.

Sipas burimeve policore, vrasja e 31-vjeçarit Nevruzi ndodhi jashtë ambienteve të hotelit ku ai shërbente, i cili bashkadministrohej nga i dyshuari Shehu.

Për zbardhjen e ngjarjes, në terren kanë zbritur drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit dhe janë marrë në pyetje mbi 20 shtetas.