Ballina Kronika Aksident i rëndë në Elbasan, makina bie në greminë, vdes drejtuesi

Aksident i rëndë në Elbasan, makina bie në greminë, vdes drejtuesi

26
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë, ku një mjet ka humbur kontrollon duke rënë disa metra në greminë.

Sipas informacioneve, një person rezulton të ketë qenë brenda mjetit, i cili fatkeqësisht raportohet të ketë vdekur.

Ekipet zjarrfikës të Elbasanit, ato të Emergjencave Civile dhe të Kërkim-Shpëtimit Malor prej disa orësh po vijojnë kërkimet, or terreni i thepisur malor e bën të vështirë punën e tyre.

Bashkia e Elbasanit ka kërkuar ndihmë pranë Emergjencave Civile, që kanë dërguar edhe një helikopter të ndihmës së shpejtë, i cili ka mundur të lokalizojë mjetin.