Ballina Politika Bejko: Prezantimi 1 vit përpara i porgramit nga PD është akt emancipues,...

Bejko: Prezantimi 1 vit përpara i porgramit nga PD është akt emancipues, propozimet janë tërësisht të realizueshme

53
0

Në një intervistë për mediat, nënkryetari i PD, Roland Bejko, ka folur për programin e Partisë Demokratike që u prezantua në Kuvendin e datës 1 qershor. Bejko e cilësoi empacipuese prezantimin e programit 1 vit para zgjedhjeve, duke i dhënë kështu kohë qytetarëve dhe grupeve të interesit për t’u njohur me të.
Sipas nënkryetarit të PD, kjo lëvizje është një dorashkë sfide ndaj partive të tjera, të cilat do të duhet të prezantojnë edhe ato programe, e jo të shkojnë me tallava e timon përpara qytetarëve.

“Është dhe një moment emancipues për shoqërinë tonë, sepse duke e filluar debatin shpejt, do të bësh të mundur që edhe ata që sot janë indiferent ndaj lajmit që Partia Demokratike ka nxjerr një program, nesër do të bëjmë duke e vazhduar dhe e thelluar debatin, nesër do të bëhen kuriozë të dëgjojnë çfarë përfitojnë, ku janë të përfshirë në këtë program, ku gjenden interesat e mia në këtë program të kësaj force. Dhe nëse do të mbarojnë dhe këto ironitë dhe shpotitë e këtyre të tjerëve, pastaj do të bëhet faza e tretë që do të jetë faza e pranimit të programit. Dhe në fund do të vij faza e gjykimit dhe e votimit. Pra, do të mbahet një qëndrim për programin, do s’do sepse një diskutim për një kohë të gjatë do të bëj që dhe aktorët e tjerë politik, faktorët e tjerë politik, partitë e tjera politike dhe këto të dalin me program. Pra, nuk do të flitet më, nuk do ta ketë të lehtë të shkojë me tallava, me timon dhe tepsi kushdo që pretendon se e ka mbaruar çështjen e zgjedhjeve, por do të jetë i detyruar të dali me teza, me vizion, me program. Sepse ne i hodhëm dorashkat, ne e bëmë sfidën dhe qytetarët janë të interesuar, do thonë: ne po dëgjojmë Partinë Demokratike, por prit të dëgjojmë dhe partitë e tjera.” Tha ai.

I pyetur nëse kishte ndonjë pjesë të programit që për të është e panegociueshme, Bejko u përgjigj duke vendosur prioritetin tek antikorrupsioni, që sipas të cilit është edhe fusha nga e cila do të gjenerohen fonde shtesë për të garantuar mirëqëverisjen.

“Pika e panegociueshme për mua është antikorrupsioni, pra merr reforma strukturore e shtetit që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe me ndarjen e qartë të pushteteve. Këtë e kemi tek pika e parë e programit të Partisë Demokratike, sepse as reforma mbi pronën, as reforma mbi familjen, as reforma mbi shtetin efikas, as ekonomia vet nëse nuk luftojmë korrupsionin. Bara më e rëndë, taksa më e rëndë, gjëma më e madhe që i ka bërë këtij populli kjo qeveri, por dhe qeveritë e mëparshme, është pikërisht korrupsioni. Si korrupsioni i vogël i ryshfeteve, ashtu dhe korrupsioni i madh me abuzimet me fondet publike. Prandaj është urgjente me çdo kusht e drejtësisë dhe ne kemi propozuar jo vetëm që do ta mbështesim drejtësinë e re dhe do të krijojmë të gjithë klimën që kjo drejtësi të zhvillohet dhe të punojë si në aspektin e burimeve njerëzore, ashtu dhe në aspektin e burimeve financiare, por edhe në ndërtimin e godinave të infrastrukturës. Se pa këto kushte, nuk punojmë dot, nuk jemi efikas në reforma. Nuk mund të flasim që do të ketë sukses reforma, nëse nuk bëhet lufta kundër korrupsionit. Për këtë arsye, KLSH që kemi sot, e kemi propozuar për ta kthyer në gjykatë të auditit që do të thotë vendimet e tij nuk do të jenë vetëm rekomanduese, por konkluzionet e raportit të KLSH do të jenë detyruese. Domethënë do të merret vendim nga gjykata e auditit siç e kanë dhe disa nga vendet e Bashkimit Europian. Por jo vetëm kaq, do të ndiqet paraja e pist, do të ndiqen investimet me abuzimet publike dhe të gjitha këto do t’i kthehen qytetarëve, do t’i kthehen shtetit, do të kthehen në të mirë publike.”- Vijoi Bejko.