Ballina Kronika Filmoi trupin e Eraldo Nevruzit të vrarë në Dhërmi, arrestohet shoferi i...

Filmoi trupin e Eraldo Nevruzit të vrarë në Dhërmi, arrestohet shoferi i ambulancës

26
0

Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar shoferin e ambulancës që transportoi për në morgun e Vlorës trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eral Nevruzi, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Dhërmi.

Sipas policisë, shoferi i ambulancës ka filmuar dhe ua ka shpërndarë mediave foto të trupit të pajetë të 31-vjeçarit. Ai akuzohet për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

“Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së shtetasit E. N., grupi hetimor ka marrë informacion se shoferi i autoambulancës që po transportonte për në morgun e Vlorës trupin e shtetasit E. N., i cili u vra me armë zjarri nga shtetasi G. Sh., kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të shtetasit E. N., të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon gazetarët që nuk pranuan të publikonin videon e dërguar nga ky shtetas të trupit të pajetë të shtetasit E. N”, njofton policia.