Ballina Europë Gjermania ka nevojë për 75 mijë ushtarë të rinj – gjithçka lidhet...

Gjermania ka nevojë për 75 mijë ushtarë të rinj – gjithçka lidhet me një luftë të mundshme me Rusinë

21
0

Gjermania ka nevojë për të paktën 75 mijë trupa shtesë për të përmbushur angazhimet e saj në NATO.

Thirrjet për më shumë trupa mund të përbëjnë një sfidë shtesë për qeverinë gjermane, e cila është përpjekur të sigurojë fonde për shpenzime më të larta të mbrojtjes që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe ka debatuar për rikthimin e një forme të rekrutimit, shkruan gazeta Spiegel.

Në samitin e vitit të kaluar në Vilnius, liderët e NATO-s miratuan planet e para të mëdha të mbrojtjes që nga fundi i Luftës së Ftohtë, të cilat kanë të bëjnë me përgjigjen e aleancës ndaj një sulmi të mundshëm rus, raporton reuters.

Vendimi përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikë duke pasur parasysh se NATO-ja nuk bëri plane të tilla për dekada, sepse mori pjesë vetëm në luftëra më të vogla në Afganistan dhe Irak, dhe nuk e konsideronte më Rusinë post-sovjetike një kërcënim ekzistencial.

NATO dhe planifikuesit ushtarakë të vendeve anëtare tani po i përkthejnë planet në nevoja konkrete, ku ata kanë njohur mungesën e ushtarëve, armëve dhe pajisjeve të tjera për t’u mbrojtur kundër një sulmi rus, i cili, sipas kreut të ushtrisë gjermane, mund të ndodhin më herët në vitin 2029.

Aleatët do të duhet të negociojnë se cili vend do të plotësojë cilat boshllëqe bazuar në nevojat. Pasi të arrihet një marrëveshje, nevojat do të përkthehen në objektiva të reja të aftësive të NATO-s për çdo vend anëtar.

Ndryshe, Bundeswehr aktualisht ka rreth 180 mijë ushtarë dhe 80 mijë punonjës civilë.