Supermodelja Naomi Campbell ka konfirmuar se ajo mirëpriti të dy fëmijët e saj përmes një nëne surrogate. Ylli 54-vjeçar tronditi botën kur njoftoi lindjen surprizë të vajzës së saj.
Më pas ajo u bekua me një djalë në vitin 2023 ndërsa emrat e fëmijëve Campbell nuk i ka bërë të ditura.
Duke folur për ‘The Times’, ajo tha: Fëmijët e mi janë gjithçka për mua. Ata më bënë të frikësohem për të ardhmen.
Campbell vazhdoi duke shpjeguar se ajo kurrë nuk po kërkonte një baba për fëmijët e saj dhe se është e lumtur që është një nënë beqare. Kur u pyet nëse ka përdorur një surrogate, modelja u përgjigj: “Unë e bëra. Shpresoj për një botë më të mirë për fëmijët e mi. Është 110% prioriteti im. Unë duhet të jem aty për ta në ditën e tyre të parë të shkollës.”
Modelja foli edhe për shqetësimin e saj se brezat e rinj nuk janë të interesuar të kenë fëmijë dhe këmbënguli se prindërimi ia vlen gjithmonë, sado të vështira qofshin rrethanat.
Ajo komentoi: Kam dëgjuar shumë vajza të reja të thonë se është shumë e shtrenjtë të kesh fëmijë dhe se mund të mos i duan ata, dhe unë u them atyre: Do të ndryshoni mendje. Do të dëshironi të jeni nëna. E kuptoj që financiarisht është e vështirë. Por nëna ime nuk kishte asgjë dhe ia doli. Ia vlen. Është kaq e mahnitshme.
Në intervistë, ajo tregoi se nuk do ta lejojë vajzën e saj të hyjë në botën e modës në moshën 15-vjeçare, siç bëri ajo, e cila e filloi modelingun që në adoleshencë kur bëri xhirimet e saj të para në revistë.