Ballina Kronika Ra në greminë teksa po pastronte kanalin vaditës, 59-vjeçari gjendet pas disa...

Ra në greminë teksa po pastronte kanalin vaditës, 59-vjeçari gjendet pas disa orësh kërkime

172
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Shushicë ku një 59-vjeçar ka rënë disa metra në greminë.

Mësohet se ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjecat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor prej disa orësh kanë vijuar kërkimet, por terreni i thepisur malor e ka bërë më të vështirë punën.

Emergjencat civile gjithashtu dërguan helikopterin e ndihmës së shpejtë i cili vijoi kërkimet për të lokalizuar vendin ku ndodhej i dëmtuari, dhe pas disa orësh kërkime, është nxjerrë trupi i pajetë, nga terreni i vështirë ku kishte përfunduar.

Kryeplaku i fshatit Fushë Buall, 56-vjeçari Nazmi Boja, është personi që humbi jetën pasi ra disa metra poshtë në një greminë pranë fshatit Shushicë. Pas disa orë kërkimesh Ekipet e Zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencave Civile dhe Ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor arritën të identifikojnë mjetin e rrëzuar në greminë.

Boja nuk ka mundur të mbijetojë. Disa dhjetëra punonjës u angazhuan për të shpëtuar personin e aksidentuar, por terreni i malor vështirësoi punën e ekipeve të shpëtimit ku është dashur ndërhyrja e helikopterit të emergjencave civile për të lokalizuar vendin e ngjarjes.