Cristiano Ronaldo iu bashkua të premten shokëve të ekipit te Portugalia dhe do të marrë pjesë në Europianin e tij të gjashtë.
Sulmuesi 39-vjeçar qëndroi 1 javë pushim pasi mbylli sezonin me Al-Nassr përpara se të niste përgatitjet për Euro 2024.
Trajneri i përfaqësueses portugeze, Roberto Martinez vlerësoi përvojën e Ronaldo.
“Cristiano tregoi vijueshmëri me ekipin e tij. Nuk ka dyshim se ai është një golashënues i jashtëzakonshëm. Ai pritet të luajë për herë të gjashtë në një Kampionat Europian dhe është i vetmi që ka qenë i pranishëm në pesë të tillë. Po flasim për një sukses unik në botën e futbollit dhe përvoja e tij është e rëndësishme për ne”, tha Martinez.
Criatiano Rolando udhëhoqi Portugalinë drejt titullit kampion Europe në 2016. Përfaqësuesja portugeze është pjesë e Grupit F sëbashku me Turqinë, Çekinë dhe Gjeorgjinë.