Ballina Europë Shkoi të takonte mbesën e tij, ekzekutohet me thikë 61-vjeçari shqiptar në...

Shkoi të takonte mbesën e tij, ekzekutohet me thikë 61-vjeçari shqiptar në Itali

30
0

Një 61-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se viktima ka shkuar në shtëpinë e autorit të dyshuar për të takojë mbesën e tij teksa është goditur me thikën e bukës.

Nga ana tjetër mësohet se autori është një 41-vjeçar italian, i cili është arrestuar në banesë nën akuzën e vrasjes me dashje. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një debati. Mësohet po ashtu se një turmë e të afërmve dhe miqve të viktimës u mblodh menjëherë pas ngjarjes.