Këngëtarja Xhensila Myrtezaji është një nga emrat më të lakuar të shtypit rozë. Ajo ka performuar mbrëmjen e djeshme në Divjakë. Por si asnjëherë më parë, në koncertin e saj ishte një e ftuar speciale.
Ajka, vajza e saj është shfaqur pranë Xhensilës teksa kjo e fundit e ka marrë në krahë dhe e ka ngjitur në skenë, një video e cila është bërë virale në rrjet.
Rikujtojmë që jeta private e Xhensilës ka qenë tepër e komentuar përgjatë këtyre kohëve të fundit pas krizës në marrëdhënien e saj dhe të aktorit të humorit Bes Kallaku, të cilët janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit.