Ballina Kosovë Lumir Abdixhiku sfidon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin përmes Edi Ramës

Lumir Abdixhiku sfidon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin përmes Edi Ramës

161
0

Lidhja Demokratike e Kosovës, duke shfrytëzuar Fondacionin “Ibrahim Rugova”, do të organizojë më 10 qershor një konferencë ndërkombëtare me temën “Rugova dhe Perendimi”! Kjo konferencë do të bëhet me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku si i ftuar special është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Lidhur me këtë, profesori dhe doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka planifikuar këtë veprimtari me disa synime të qarta.

“Tema “Rugova dhe Perendimi” është përzgjedhur për propagandë të pastër, për të thënë se “LDK është e vetmja forcë politike pro-perëndimore”. Pra për të theksuar e rivënë në oratorinë e saj atë që ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, se Vetëvendosja dhe Albin Kurti janë anti-Perendimorë. Është një mesazh tinzar i frymëzuar nga kryeministri Rama. Nuk është çudi se tema e përzgjedhur, programi i konferencës e madje folësit të jenë përzgjedhur së bashku me Edi Ramën. Fakti që asnjë përfaqësues i institucioneve shtetërore të Kosovës nuk është ftuar në këtë konferencë e provon pikërisht këtë paradigmë. Mos çuditemi që ky aktivitet të jetë i politizuar deri në atë masë sa të harrohet që jemi në një festë të madhe të çlirimit të Kosovës. Ato ditë në Kosovë do të jetë edhe ish-kryeministri Britanik, Tony Blair e ndoshta edhe ish-presidenti Amerikan, Bill Clinton. Por duket se këta nuk do bëhen pjesë e kësaj konference. Ndryshe do të merrej vesh deri tani. Ndërkaq Blair dhe Clinton janë të ftuar të Presidentes dhe të kryeministrit, që do të thotë se ata i nënshtrohen një protokolli shtetëror”, shprehet Bytyçi, sipas të cilit, Abdixhiku e ka ftuar Edi Ramën për ta sfiduar kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Ftesa për Edi Ramën është gjithashtu sfidë për Albin Kurtin. Por kjo sfidë është e azhornuar edhe me protektorët e kryeministrit të Shqipërisë dhe shefit të Lidhjes demokratike të Kosovës. Të dy këta kanë si padron Sorosin. Dhe është ky i fundit që ka pajtuar një kryeministër në detyrë mik i presidentit serb, Vuçiq dhe kundërshtar i ashpër i kryeministrit të Kosovës, Kurti. Se Lumir Abdixhiku e ka ftuar Edi Ramën për ta sfiduar kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, të cilët mesa duket e kanë lënë menjanë atë, kjo nuk do as mend, as kalem. Kjo praktikë është e preferuar për zotin Rama. Ne kemi parë që kur zoti Kurti nuk e priti atë në Prishtinë, megjithatë Rama shkoi, takoi kundërshtarët e Albinit dhe ndezi edhe më shumë frymën e përçarjes politike në skenën politike të Kosovës. Shkurt, bëri atë që ai di të bëjë më mirë se kushdo tjetër, si dhe atë që dëshiron më së shumti Beogradi. Përçarja ka qenë arma më e efektshme e Serbisë kundër shqiptarëve. Nëse nuk do të kishin përçarje, shqiptarët do ta kishin dominuar Ballkanin që para një shekulli. Nëse nuk do të kishin përçarje shqiptarët do të ishin afërsisht në të njëjtën pozitë gjeopolitike, në të cilën është sot Izraeli. Por ja që çdo kohë e shqiptarëve ka përçarësit e saj të mëdhenj. Sot e së paku një dekadë të shkuar këtë rol e luan me devotshmëri kryeministri i Shqipërisë. Kësaj radhe me ndihmën e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shton Bytyçi.

Ai thotë se më ftesën ndaj Ramës, në këtë organizim ka një lloj intrige, e cila duhet të jetë e papranueshme për çdo rugovist.

Konferenca “Ibrahim Rugova dhe Perendimi” normalisht përmban idetë, filozofinë dhe veprimtarinë praktike të lidhjeve të Presidentit Historik të Kosovës me kancelaritë europiane dhe SHBA-ve. Se çfarë lidhje ka Edi Rama me filozofinë e Ibrahim Rugovës, këtë mund ta sqarojnë për anëtarësinë e LDK-së vetëm Lumiri dhe miqtë e tjerë të kryeministrit shqiptar në LDK. Rama njihet si armik i presidentit Rugova. Kurrë nuk e ka vlerësuar atë. Madje me porosi të Rexhep Qosjes e ka injoruar. Dëshmitarë i kësaj është ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Edi Rama ka promovuar ide dhe iniciativa serbe, për të cilat Ibrahim Rugova do ta kishte shpallur non-grata në Kosovë. Ka promovuar dhe ka luftuar e lufton edhe sot fort për ndarjen e Kosovës. Madje këtë ai e sheh si sfidë të jetës së tij, për të thënë se “Unë kisha të drejtë”! Dhe nëse do të ishte Rugova president i Kosovës për këtë shërbim që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë dhe i bën Serbisë, do ta kishte kthyer mbrapsht në Morinë, nëse ai do të tentonte të hynte në Kosovë. Edi Rama promovoi, madje si të tijën, idenë dhe iniciativën e Aleksandër Vuçiq për Minishengenin ose Open Balkan. Edhe për këtë do të kishte paguar kosto të rëndë, nëse Rugova do të ishte gjallë”.

“Atëherë pse Lumir Abdixhiku e thërret Edi Ramën si të ftuar special në një konferencë që i kushtohet Rugovës?! Janë ato arsye që thashë më lart. Dhe kjo dëshmon se Lumiri dhe disa drejtues të tjerë të LDK-së janë anti-rugovistë. E duan Rugovën si fasadë, gjë për të cilën kanë mësuar nga ngjyrat e fasadës me emrin Edi Rama. Spekullojnë me emrin e Rugovës, por nuk ndjekin filozofinë e tij. Rugova nuk ishte Narcos si Edi Rama. Rugova nuk ishte kapo o mafies dhe i bandave kriminale, si kryeministri i Shqipërisë. Rugova nuk bënte pazare me armiqtë e kombit të tij, siç bën Edi Rama! Prandaj dhe Lumiri duhet t’u thotë qytetarëve të Kosovës: – Me kë është? Me Ramën mafioz dhe anti-shqiptar, apo me Ibrahim Rugovën dhe filozofinë e tij politike e nacionale të strukturuar si nga askush tjetër në historinë e kombit shqiptar, pas Skënderbeut! Së paku nuk duhej ta njolloste kaq paturpësisht emrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova!”, përfundon profesor, doktor Enver Bytyçi.