Uejn Runi është një nga legjendat e futbollit anglez dhe ish-kapiten i kombëtares së “3 luanëve”.
Një një intervistë të dhënë për gazetën britanike “The Time”, Runi tregon një moment të sikletshëm gjatë Kampionatit Europian 2016, ku e thërrisnin pas vetëm atë pas çdo ndeshje për të bërë testin antidoping:
“Ndodhi një gjë e çuditshme, në çdo ndeshje të turneut më përzgjidhnin gjithmonë për të bërë testin antidoping. Isha i tërbuar. Ata thanë se ishte një rastësi, por gjithmonë isha vetëm unë.
Pas ndeshjes së Uellsit (të cilën Anglia e fitoi 2-1 në fazën e grupeve) unë theva gjithçka në dhomën e testimit.
Një nga lojtarët e Uellsit, mendoj se ishte Aaron Ramsej, ishte atje. Mendova ta rregulloj televizorin që kisha përplasur, por ai u thye. Gjithçka e kam shlyer më pas me faturën, si dhe një paralajmërim të ri nga UEFA”.
Anglia nuk kishte një rrugëtim të gjatë në atë kompeticion, teksa u eliminua nga Islanda në fazën e 1/16.