Ballina Europë Von der Leyen për PPE: Fituam zgjedhjet, do të ndërtojmë një bastion...

Von der Leyen për PPE: Fituam zgjedhjet, do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremistëve të djathtë dhe të majtë

25
0

Partia Popullore është “forca më e madhe në Parlamentin Evropian dhe asnjë mazhorancë nuk mund të formohet pa PPE. Ne do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremistëve të majtë dhe të djathtë. Do t’i ndalojmë”.

Kështu kandidatja kryesore e EPP-së Ursula von der Leyen tha mbrëmjen e sotme.

“Ne i fituam zgjedhjet evropiane. Jemi partia më e fortë, spiranca e stabilitetit dhe ky është një mesazh i madh”,- nënvizoi ajo.