Ballina Europë “E dinin që do fitonim, por s’na penguan dot”/ Meloni triumfon në...

“E dinin që do fitonim, por s’na penguan dot”/ Meloni triumfon në zgjedhjet europiane, mesazhi i parë i kryeministres italiane: Kjo, nata më e bukur!

23
0

Fratelli d’Italia u konfirmua si partia e parë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, duke arritur në 29%, e ndjekur nga Partia Demokratike pak më shumë se 24%.

“Na panë dhe e dinin që do të fitonim, por nuk na penguan dot”, është shprehur kryeministri Giorgia Meloni e cila e cilësoi këtë si “natën më të bukur të politikës”, në mesazhin e saj të parë publik teksa edhe exit-pollet më herët e nxirrnin fituese.

Giuseppe Conte i “5 yjeve” si dhe Vannacci e Salvini të Lega-s sulmojnë dhe e quajnë “tradhtar” Antonio Tajanin e Forza Italia, pasi kjo e fundit spostoi Lega-n e Salvinit (8%) duke siguruar 10% në votimet e të dielës. Ish-kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte mori rezultat zhgënjyes, nën 10% të votave italiane.

Ndërkohë, Aleanca e Bonelli dhe Fratoianni (Avs) qëndron te shifra 6% dhe çon Ilaria Salis në Parlamentin Europian. Megjithatë, lista e Shteteve të Bashkuara të Europës të Emma Bonino dhe Matteo Renzi nuk arriti të sigurojë vende. Lajm i keq edhe për Azione të Carlo Calendas, që mbesin jashtë ulëseve të Parlamentit Europian.

Me entuziazëm e ka pritur rezultatin e Forza Italia, kreu i saj Antonio Tajani.

“Një rezultat i jashtëzakonshëm, Forza Italia rritet në krahasim me të gjitha zgjedhjet e fundit. Një fitore që ia kushtojmë Presidentit Silvio Berlusconi, të gjithë atyre që nuk kanë reshtur kurrë së besuari në flamurin tonë. Nga sonte qendra e djathtë dhe PPE janë më të fortë”. Ka deklaruar në rrjetet sociale Tajani partia e të cilit arriti 10% në këto zgjedhje.

Qendra e majtë ia doli mirë në disa qytete, nga Bari në Perugia, nga Firence në Bergamo. Në Piemonte Alberto Cirio (qendër-djathtas) është mbi 50%, Gianna Pentenero (qendër-majtas) midis 34-38.