Ballina Kosovë “Frikë se Rugova do ishte kundër bombardimeve të NATO”, D’Alema tregon telefonatën...

“Frikë se Rugova do ishte kundër bombardimeve të NATO”, D’Alema tregon telefonatën me Clinton

57
0

Massimo D’Alema, ish-kryeministri i Italisë, sot në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ka treguar një episod që protagonistë kryesor kanë qenë ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe Bill Cliton.

Në fjalën e tij në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, D’Alema tregon se Cliton ka qenë i shqetësuar sepse mendonte se ish-presidenti do të dilte kundër bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi.

Mirëpo, në konferencën e parë për mediat, Rugova vërtetoi të kundërtën, madje falënderoi NATO-n për ndërhyrjen dhe shpëtimin e popullit të Kosovës.

“Më kujtohet që shqetësimi i Clinton, ishte se pacifisti Rugova në momentin që do të lirohej, do dilte kundër bombardimeve të NATO-s. Mirëpo, në konferencën e parë për mediat, Rugova ka falënderuar NATO në mbrojtjen e popullatës së tij, më kujtohet kur Clinton më ka kontaktuar dhe më ka falënderuar dhe unë i kam thënë “duhet të falënderosh Rugovën, sepse lirshëm ka shprehur mendimin e tij”, tha Massimo D’Alema.