Ballina Politika Nazarko nuk përmbahet: Imagjinoni kompetencën e tij në Parlamentin Europian, është fitore...

Nazarko nuk përmbahet: Imagjinoni kompetencën e tij në Parlamentin Europian, është fitore e Shqipërisë…

37
0

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar në një emision televiziv se faktori Rama i ka dhënë Fredi Belerit një shtytje mediatike për ta mbajtur emrin e tij të gjallë në atë vetdijen publike greke.

Ai ka theksuar se tashmë të gjithë mund ta imagjinojnë kompetencën me të cilën mund të flas Beleri për problemet e zgjerimit apo për bujqësinë dhe agjendën e gjelbërt në Parlamentin Europian.

“Faktori Rama mund t’i ketë dhënë një shtytje mediatike për ta mbajtur emrin e tij të gjallë në atë vetdijen publike greke. Është një investim i madh mediatik politik që Greqia zyrtare pati te figura e Belerit. Në momentet e fundit do të shtojmë këtu këtë detaj, që edhe sipas Barkajt, Greqia bëri një zgjidhje elegante, siç bllokoi marrëdhëniet me Shqipërinë, duke marrë Belerin dhe duke ia çuar Europës. Tani jo për të bërë humor, por imagjinoni kompetencën me të cilën mund të flas Beleri për problemet e zgjerimit apo për bujqësinë, agjendën e gjelbërt.

Mendoj që nga këndvështrimi i Greqisë është mirë që Beleri shkoi atje. Është fitore e Greqisë, por në një farë mënyre është dhe fitore e Shqipërisë, që Beleri duke ngelur aty ishte një lloj acaruesi i atij që unë e quaj si kampi i provës, që është Himara dhe Greqia e përdor sa herë i duhet”, tha Nazarko.