Ballina Politika “Trupat e NATO-s të udhëhequra nga presidenti Bill Klinton…”, Berisha përkujton 25-vjetorin...

“Trupat e NATO-s të udhëhequra nga presidenti Bill Klinton…”, Berisha përkujton 25-vjetorin e lirisë së Kosovës: Shqipëria po përjeton pushtimin e saj më të egër në kohëra

54
0

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ka fol për 25-vjetorin e lirisë së Kosovës. Gjatë fjalimit të tij Berisha u shpreh se 25 vite më parë, trupat e NATO-s të udhëhequra nga presidenti Bill Klinton dhe SHBA, kaluan kufirin shtetëror mes Shqipërisë dhe Kosovës për të çliruar vendin e fundit të okupuar në Europë dhe kjo është një ditë e madhe.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, misionarëve të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. Miqtë e mi, kombi sot ka një datë të rëndësishme, kremton 25-vjetorin e ditës së parë të lirisë të qytetarëve të Kosovës, de facto dhe të kombit shqiptar pas shekujsh robërie. 25 vite më parë, trupat e NATO-s të udhëhequra nga presidenti Bill Klinton dhe SHBA, kaluan kufirin shtetëror mes Shqipërisë dhe Kosovës për të çliruar vendin e fundit të okupuar në Europë dhe kjo është një ditë e madhe.

Sot ne nderojmë veprën e pavdekshme të përjetshme të presidentit Ibrahim Rugova, arkitektit të Kosovës së lirë dhe të pavarur. Nderojmë luftën legjendare, epike të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari. Nderojmë shpirtin e pamposhtur të shqiptarëve në Kosovë dhe lirinë e tyre. Por ne nderojmë sot 25-vjetorin e lirisë së Kosovës në një ditë kur Shqipëria përjeton pushtimin e saj më të egër në kohëra. Në një kohë kur në 8 vite, jo lufta, as edhe pushtuesi i jashtëm, por një pushtues barbar, mizor i brendshëm ka shpërngulur nga Shqipëria më shumë se sa ç’shpërnguli Sllobodan Millosheviçi me tanke, topa dhe ushtritë e tij, shqiptarë nga Kosova.

Sot ne nderojmë këtë ditë në një kohë kur regjimi mban në arrest për motive strikt politike, kryetarin e PD dhe bën çdo përpjekje për asgjësimin e opozitës në Shqipëri. Por qëndresa juaj, guximi dëshmojnë se çdo përpjekje e Edi Ramës do përfundojë në turpin e historisë. Se opozita shqiptare nuk mposhtet kurrë. Se ajo do qëndrojë dhe me rezistencën e saj do përmbysë diktaturën e tij të bazuar në aleancën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve,” tha Berisha.