Themeluesi i lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Nador Bakalli i ftuar në një emision televiziv, tha se synimi i Ramës për turet e tij në vendet e Europës është për të kuptuar nëse ka mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në diasporë.
Bakalli u shpreh se justifikimi i Ramës pas anulimit të turit në Angli vjen për shkak se e dinte mospritjen e shqiptarëve atje.
“Rama kërkon një pastrim të imazhit të tij në diasporë, të cilën e ka nxirë dhe ne këtë e kimi të faktuar. Nuk do të thotë që njerëzit domosdoshmërisht përkrahin opozitën por ka një dakortësi në mospëlqim e mospërkrahje të Ramës që është e gjërë në diasporë.
E dyta është se ndoshta ai vet po mat pulsin e diasporës për të parë nëse ja vlen kjo votë e diasporës me llogaritë që bën ai.
Në Angli ai e dinte që do e prisnin në mënyrë shumë të vrazhdë dhe problematike prandaj e anuloi, me justifikimin se nuk gjen sallë. Ka gjasë që në Gjermani të ketë qënë e njëjta situatë.”