Ballina Kulturë Botime për Nënë Terezën në gjuhën shqipe

Botime për Nënë Terezën në gjuhën shqipe

88
0

Nga Don Lush Gjergji 

Këto janë disa nga botimet për Nënën Tereze, botuar në gjuhën shqipe.

1. Dr. Lush Gjergji, Dashuria tërheqëse: Nëna jonë Tereze, Drita, Ferizaj, KS, Zagreb, 1980.

2. Dr. Lush Gjergji, Lule për Nënën, Drita, Ferizaj, 1985.

3. Ibrahim Kadriu , Nëna, Rilindja, 1988.

4. Dr. Lush Gjergji, Nëna jonë Tereze. Dashuria tërheqëse, Botimi i dytë, Zagreb, Drita, Ferizaj, 1990.

5. Ibrahim Kadriu, Qerrja e Dritës, Prishtinë, Zëri i Rinisë, 1990.

6. Don Lush Gjergji, Dashuria në vepër: Nëna Tereze, Drita, Ferizaj, 1992.

7. Franka Xambonini, Tereza e Kalkutës. Lapsi i Zotit, Tiranë, Shtëpia Botuese “Elena Gjika”, 1994.

8. Don Pren Kola, Një jetë për të tjerët, Drita, Prizren, 1997.

9. Frrok Kristaj, Nënë Tereze. Botim i revistës “Tribuna”, 3-4/1997.

10. Don Lush Gjergji, Gonxhja jonë – Nëna e botës, SHSHK, Prishtinë, 1998.

11. Nevin Kaula, Nënë Tereze, shqipëroi Gëzim Hadaj, Tiranë, “OMSCA” – “Afërdita”, 1998.

12. Genc Leka, Agnes Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereze, New York, 1998.

13. Kadri Mani, Nënë Tereza e Shqipërisë, Koha, 1998.

14. Don Pren Kola, Nënë Tereza në fotografi dhe fjalë, Drita, Prizren, 1999.

15. Jose Luis Gonzales-Balado, NENE TEREZA, me vet fjalët e mia, shqipëroi: Gëzim Hadaj, Shtëpia Botuese Koha, Tiranë, 1999.

16. Lush Gjergji, Nëna e Dashurisë, SHSHK – FFK, 2000.

17. Lush Gjergji, Nëna e Dashurisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2000.

18. Frrok Kristaj, Sofra e Nënës, SHHB “Nënë Tereza”, Prishtinë, 2000.

20. Mehmet – Kadriu Sherefid Rexhepi, Kohëngjeshje bamirësie, SHHB “Nënë Tereza”, dega në Gjilan, 2000.

21. Pjetër Përgjoka, Punë dhe devotshmëri, SHHB “Nëna Tereze, dega në Prizren, 2000.

22. QibrijDemiri, Gonxhe për Gonxhen, Ferpress, Ferizaj, 2000.

23. Klajd Klapinova, Engjëll vuajtje dhe shprese, Shkodër, Camaj – Pipa, 2002.

24. Renzo Allegro, Tereza e të varfërve, Bisedë me Nënën e Kalkutës. Përktheu Emil Cimbi, Albas, 2003.

25. Liljana Verdho (përpiloi), Nënë Tereza, Bibliografia, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, 2003.

26. Dr. Majkom Zeqo, Portreti i një shpirti, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, 2003.

27. Ibrahim Kadriu, Shqiptarja e gjithë botës, roman biografik, Shtëpia botuese UEGEN, Tiranë, 2003.

28. Nuhi Vinca, Te Deum Laudamus, Lirikë për Nënë Terezen, Prishtinë, 2003.

29. Don Pren Kola, Nënë Tereza, dëshmi-kujtime-meditime-mbresa, Fjala Hyjnore, Prishtinë 2004.

30. Nikë Anton Berisha, Nëna e Dritës, roman, Shpresa, Prishtinë, 2004.

31. Maks Velo, Nënë Tereza, Vizatime, Botimi i dytë, Shtëpia botuese “55’, 2004.

32. P. Pashko Gojçaj, Sytë e Shenjeshës, shqip – anglisht, poezi, Zani Shna Ndout, Tuz, botimi i dytë, 2004.

33. Pjetër Përgjoka, Nëna Tereze frymëzim për jetën dhe veprën, Shpresa, Prishtinë, 2005.

34. Pjetër Përgjoka – Rami Berisha, Dashuri për të gjithë “NËNA TEREZE”, SHHBK “Nëna Tereze”, Prishtinë, 2005.

35 Nikë Anton Berisha, Nëna Tereze: Jeta është vetë jeta e Zotit në ne, Sanctae Crucis, Prishtinë, 2007.

36. Nikë Anton Berisha, Testamenti shpirtëror i Nënës Tereze. Fjala Hyjnore, Prishtinë, 2008.

37. Nikë Anton Berisha, Errësira dhe vuajtja shpirtërore e Nënës Tereze përligjje e hirit të Hyjit dhe e hyjnimit të saj, Sanctae Crucis, Prishtinë, 2008.

38. Kadrije Zejnullahu, Nëna ime Nëna Tereze, Tring Design, Tetovë, 2008.

39. Dr. Gani Demolli, Një luftë më ndryshe, Kushtuar Shërbimeve Shëndetësore të SHHB “Nëna Terezë”, Koha Ditore, Pruishtinë, 2008.

40. Nikë Anton Berisha, Shën Pali dhe Nëna Tereze, Botimi i dytë i plotësuar, Sanctae Cruscis, 2009.

41. Don Lush Gjergji, Nëna Tereze, Shenjtëresha e Dashurisë, DRITA-VELAR, 2010.

42. Don Lush Gjergji, Nëna Tereze, Dashuria në veprim, DRITA-VELAR, 2010.

43. Leo Maasburg, Nëna Terezë, Histori magjepsëse, Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës, Shkup, 2010.

44. Nënë Tereza nderimi në trevat shqiptare, Don Ndue Ballabani, Tonin Çobani, Ylli Drishti, përktheu në anglisht Mimoza Çobani, Fondacioni Imzot Lazër Mjeda, Prishtinë, 2010.

45. Mehmet Gëzhilli, Nënë Tereza në shtypin shqiptar, Bibliografi, Argeta – LMG, Tiranë, 2010.

46. Mehmet Gëzhilli, Nënë Tereza në sytë e botës, I, Autorë botëror për të, Argeta – LMG, Tiranë, 2010

47. Demir Behluli, Shenjtëresha Shqiptare, Portrete dhe vargje për Nënë Terezen, Drita, 2012.

48. Zef Prenaj, Monografi për Nënën Terezeë, Prishtinë, 2012.

49. Alfred Beka, Në zemër të botës, Nënë Tereza, përktheu: Meditime, Rrëfime dhe Lutje, DEON – AB, 2014.

50. Lutfi Alija, Agnes Gonxhe Bojaxhiu Nënë Tereza, Shtëpia botuese “Erik” Tiranë, 2015.

51. Nënë Tereza Shqiptarja nga Shkupi, Konferencë shkencore 26. 08. 2015, Scupi, 2015.

52. Frrok Kristaj, Si e njoha Nënën Tereze, Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi”, Zym, 2016.

53. Nëntëshja në përgatitje të kanunizimit të së Lumes Nënë Tereza e Kalkutës, Shkodër, 2016.

54. Gjon Keka, Nënë Terezea, Arbërorja e famshme e të gjitha kohërave, Botart, 2016.

55. Don Lush Gjergji, Jeta, dashuria, dëshmia, Përshpirtëria e Nënës Tereze, Drita, 2016.

56. Çetta Kolë, Lutu për ne, Poezi për Nënën Terezë, Prizren, 2016.

57. Don Lush Gjergji, Shenjtëresha e Dashurisë, Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze, Drita, 2017.

58. Didie Chardes, Nënë Tereza Një dritë për botën, Fjala Hyjnore, përktheu nga gjuha gjermane Don Pren Kola, 2017.

59. Don Lush Gjergji, E kam në zemër Popullin tem Shqiptar, 2019; italisht, 2021; anglisht, 2022; gjermanisht, 2022; kroatisht, 2022.

Libra të Nënës Terezë në gjuhën shqipe

Gonxhe Bojaxhiu –Nëna Tereze, Dashuria fillon në shtëpi, shqipëroi dhe përgatit për shtyp Pren Kola, “Urtia”, Zagreb, 1991.
Nënë Tereza, Lutjet e Nënë Terezës, “Lisitan”, përkthyer nga Doruntina Çobani, 1994.

Nënë Tereza /Gonxhe Bojaxhiu/, Takohemi nëpër lutje, Poezi, zgjodhi dhe përktheu Visar Zhiti, Tiranë, “Çabej”, 1997.

Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu, Poezi dhe Uratë, zgjodhi dr. Lush Gjergji, SHSHK, 1998.

Nënë Tereza, Nënë Tereza Mëremërimë shenjtoreje, lutje – poezi, përzgjodhi, poetizoi: Visar Zhiti. Botimet “OMSCA-1”, Tiranë, 2000.

Nënë Tereza – Roxher Frere, Lutja freskia e një burimi, përktheu dhe përgatit për botim Ferdinand Ndocaj, Tiran, Milosao, 2003.

Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza – Mother Teresa, Mësomë të dua – Teach mi to Love, Poezi shqip – anglisht, Përkujdesja: Ali Podrimja, Sali Bashota; Redaksia: Dr. Don Lush Gjergji, Visar Zhiti; Perkthimi anglisht: Avni Spahiu; Veprat artistike i zgjodhi: Luan Mulliqi, Rozafa, Prishtinë, 2003.

Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Mësomë të dua – Lehre mich zu lieben, , ARS Albanische Beratungsstelle / Basel –CH, Nga shipja në gjermanisht përktheu Hans-Joachim Lanksch, Rozafa, Prishtinë, 2003.

Nënë Tereza, Jeta 100 fjalë të urta dhe disa fotografi. Përmblodhi dhe përktheu Mr. Don Marjan Frrok Marku, Misioni Katolik Shiptar në Zvicrën Lindore, Sirnach, 2005.

Nënë Tereza, Më shumë dashuri, përtheu Laureta Çobani, Botimet Toena, 2003.

Të dhënat kryesore biografike të Nënës Terezë

26. 08. 1910 lindi në Shkup Gonxhe Bojaxhiu, bija e Kolë Bojaxhiu dhe Drane lind. Bernaj – Bojaxhiu.

27. 08. 1910 që pagëzuar në katedralen e “Zemrës së Krishtit” me emrin Gonxhe-Agnes Bojaxhiu nga famullitari Don Zef Ramaj.

26. 11. 1916 mori Rrëfimin dhe Kungimine Parë dhe njëkohësisht edhe sakramentin e krezmimit (përforcimit) nga arqipeshkvi i Shkupit Imzot Lazër Mjedja.

Në vitin 1919 vdes papritmas dhe në rrethana të dyshimta Kolë Bojaxhiu (1873-1919).

14. 08. 1928 në Letnicë vendosi: “Dua të bëhem motër misionare për t’i ndihmuar të varfërit e botës”.

26. 09. 1928 niset për Zagreb së bashku me nënën Drane dhe motrën Age.

3.10. 1928 vazhdoi udhëtimin për Irlandë (Dublin) së bashku me një vajzë sllovene, Betilka Kranjc, për mësimin e gjuhës anglishte dhe njohjen me jetën rregulltare.

1. 12. 1928 niset me anije “Marcha” për Indi.

6. 01. 1929 mbërrijti në Kalkutë.

23. 05. 1929 në Darjeeling, rrënzë Himalajeve, filloi novinciatin (rishtarinë) në bashkësinë e motrave irlandeze “Motrat e Loretos” dhe mori emrin e ri rregulltar Maria Terezja e Krishtit Fëmijë.

24. 05. 1931 i dha kushtet e para rregulltare.

24. 05. 1937 i dha kushtet e përjetshme rregulltare. Gjatë këtyre viteve ishte profesoreshë dhe drejtoreshë e shkollës St. Mary’s në Kalkutë dhe kishte përfunduar studimet univesitare në drejtimin histori-gjeografi.

10. 10. 1946 gjatë udhëtimit me tren për ushtrime shpirtërore Kalkutë-Darjeeling e “dëgjoi” zërin e thirrjes së dytë, apo si thoshte ajo “thirrja në thirrje”.

16. 08. 1948 mori lejen për largimin e përkohshëm nga “Motrat e Loretos” dhe filloi jetën e re në shërbim të të varfërve ndër më të varfër.

7. 10. 1950 mori lejen prej Romës, Papës Piut XII, për themelimin e rendit të ri të “Misionareve të Dashurisë”.

22. 08. 1952 hapi shtëpinë e parë për njerëz në buzë të vdekjes.

Gjatë gushtit 1953 doli në shtëpinë Lower Circular Road 54/A, që do të jetë Shtëpia Amë – selia e “Misionareve të Dashurisë”.

Në gusht të vitit 1962 mori shpërblimin “Pamada Shir”.

31. 08. 1962 shpërblimin e qeverisë filipine “Rajmond Magsajsaj”.

25. 03. 1963 themeloi “Vëllazërit Misionaret e Dashurisë”, dega mashkullore.

1. 02. 1965 Papa Pali VI me “Decretum laudis” e pranoi rregullin e Nënës Tereze në nivelin papnor.

26. 03. 1969 themeloi “Bashkëpunëtorët e Nënës Tereze”, lëvizje laike ndërfetare dhe ndëretnike për t’iu ndihmuar të varfërve në mbarë botën.

9-12. 07. 1970 Nëna Tereze për herë të parë e viziton Kosovën.

6. 01. 1971 mori në Vatikan shpërblimin ”Gjoni XXIII” nga papa Pali VI.

Në shtator 191 mori shpërblimin “Samaritani i Mirë” në SHBA.

Në tetor 1971 shpërblimin “John Kennedy”.

12. 07. 1972 vdiq në Tiranë Drane Bojaxhiu (1889-197); një vit më vonë vdiq në Tiranë Age Bojaxhiu (1908-1973); vëllai Lazër Bojaxhiu vdiq në Palermo në vitin 1981 (1905-1981).

15 nëntor 1972 mori shpërblimin “Nehru”.

Në prill 1973 mori çmimin “Tempelton” dhe “St. Luis of Marillac”.

12. 06. 1974 në Amerikë pranoi shpërblimin “Mater et Magistra”.

26. 06. 1974 themeloi në New York degën kontemplative “Misionaret e Dashurisë”.

1. 03. 1978 mori shpërblimin e njohur “Balsam”.

10. 12. 1979 qe nderuar me çmimin më të lartë botëror në Oslo “SHPËRBLIMIN NOBEL PËR PAQE”.

Në mars 1980 pranoi çmimin “Bahrat Patna”.

18. 10. 1984 themeloi “Vëllezërit e Fjalës” rendin meshtarak, për t’u kujdesuar për më të varfërit e botës.

26. 10. 1985 pranoi shpërblimin e lartë të SHBA-së “Medalja e Lirisë”.

24. 08. 1987 mori në Moskë “Medalja e Paqes”.

14. 08. 1989 Nëna Tereze për herë të parë viziton Shqipërinë.

Në mbarim të vitit 1989 Nëna Tereze shpallet “Gruaja e vitit”.

27. 08. 1990 kudo në botë kremtohet 80 vjetori i lindjes së Nënës Tereze dhe 40 vjetori i themelimit të “Misionareve të Dashurisë”.

15. 06. 1990 Nëna Tereze shpallet Antare e Nderit e Akademisë së Shkencave dhe Areteve e Kosvës.

5. 08. 1990 shpallet Qytetare e nderit e Zagrebit.

25. 04. 1993 Papa Gjon Pali II viziton Shqipërinë i shoqëruar nga Nëna Tereze.

10. 10. 1996 feston së bashku me të gjitha degët e themeluara rregulltare 50 vjetorin e “Ditës së frymëzimit” apo të “thirrjes në thirrje”.

28. 11. 1996 dr. Ibrahim Rugova, kryetari i Kosovës, e shpall Nënën Tereze Qytetare të Nderit të Kosovës.

Në nëntor 1996 presidenti i Shqipërisë dr. Sali Berisha e nderoi Nënën Tereze me “Urdhërin e Artë Nderi i Kombit”.

2. 06. 1997 Nëna Tereze shpallet Qyetare e Nderit të SHBA-se dhe mori “Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan”.

Në gusht 1997 Nëna Tereze shpallet “Personaliteti i Shekullit XX”.

5. 09. 1997 Nëna Tereze në Kalkutë ndërroi jetë apo “u kthye në shtëpinë e Atit” në moshën 87 vjeçare.

13. 09. 1997 varrimi kremtor shtetëror me nderimet më të larta të Indisë dhe të botës.

26. 07. 1999 hapet në Kalkutë procesi ipeshkvor për lumturimin e Nënës Tereze.

15. 08. 2001 mbyllet në Kalkutë procesi ipeshkvor për lumturimin e Nënës Tereze. Procesi bartet në Vatikan, te Kongregata për Shpalljen e Shenjtërve.

20. 12. 2002 Papa gjon Pali II pranoi “vitytet heroike të Nënës Tereze dhe mrekullinë e shërimit të pashpjegueshëm shekncorisht të Monica Besra nga India”.

19. 10. 2003 Papa Gjon Pali II në Vatkian lumtoroi Nënën Tereze.

09. 2016 Papa Françesku, në Vatikan e shpalli Shenjte Nënën Tereze.

P. s. Nëna Tereze pesë herë e ka vizituar Kosvën: 1970, 1978, 1980, 1982, 1986; shumë herë Shqipërinë.

Ajo ka hapur personalisht edhe disa kuvende, bashkësi rregulltare të “Misionareve të Dashurisë” :

Shkup (26. 06. 1980);

Pejë (27.06. 1982);

Tiranë (4. 03. 1991)’;

Tiranë (7. 03. 1991);

Shkodër (6. 04. 1991);

Durrës (12. 06. 1991);

Elbasan (18. 06. 1991);

Korçë (25. 03. 1992);

Pukë (16. 06. 1992) …

Veprat e Don Lush Gjergji-t kushtuar Nënën Tereze:

Nëna jonë Tereze, shqip, 1980; 1990; kroatisht, 1982; 1990; sllovenisht , 1983; italisht, 1983; 1985, 1988; frëngjisht, 1985; spanjollisht, 1988, 2016; hungarisht, 1990; anglisht, 1992.

Lule për Nënën, shqip, 1986; italisht, 1987.

Dashuria në vepër: Nëna Tereze, shqip, 1992; kroatisht, 1995.

Gonxhja jonë – Nëna e botës, 1998.

Madre della carità, italisht, 1990, ribotohet për çdo vit; anglisht, 1991; 2010; frëngjisht, 1993; spanjollisht, 1993, 2010; polakisht, 1994; gjermanisht, 1995; shqip, 2000; 2010; kroatisht, 2007; sllovenisht 2009.

Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Poezi dhe Uratë, zgjodhi: Dr. don Lush Gjergji, 1998; 2000.

Vivere, amare, testimoniare, La spiritualita’ di Madre Teresa, dy vëllime, italisht, 1995, ribotohet për çdo vit; anglisht, 1998; polakisht, 1999.

Živjeti s Kristom, kroatisht, 1997.

Ljubiti s Marijom, kroatisht, 1997.

Svjedočiti s Crkvom, kroatisht, 1998.

Zraka Božje Ljubavi, kroatisht, 1998.

Madre Teresa, L’amore in azione, italisht, 2002; 2003, 2007; 2009; polakisht, 2002; 2003; litvuanisht, 2003; anglisht 2008; 2010.

Bog ljubi danas preko nas, kroatisht, 2003, sllovenisht, 2009.

Nëna Tereze, dashuria në veprim, 2010; anglisht, 2008; 2010; italisht, 2010; polakisht, 2010.

Nëna Tereze, Shenjtëresha e Dashurisë, shqip, 2010; italisht, 2010; anglisht, 2010; polakisht, 2010; rumanisht, 2010.

Shenjtëresha e Dashurisë. Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze, italisht, shqip, kroatisht, 2017.

E kam në zemër Popullin tem Shqiptar, 2019; italisht, 2021; anglisht, 2022; kroatisht, 2022; gjermanisht, 2022.