Ballina Sport Edhe kjo ngjan, babai i tij 600 kilometra në timon për t’i...

Edhe kjo ngjan, babai i tij 600 kilometra në timon për t’i çuar këpucët

42
0

Ian Maatsen u thirr urgjentisht nga Ronald Koeman për Euro 2024, duke zëvendësuar Frenkie de Jong.

Mesfushori i Barcelonës mbeti jashtë për shkak të problemeve fizike që i kishte te Barça pa u mbyllur sezoni.

Grumbullimi i anësorit të majtë të Chelseat, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Borussia e Dortmundit, e detyroi babanë e tij të kalonte një “odise” të vërtetë.

Siç shpjegoi ai vetë në një bisedë me agjencinë Reuters, djali i tij ishte me pushime kur mori thirrjen për t’u bashkuar me skuadrën dhe Edward Maatsen bëri një udhëtim gjashtë orësh me makinë për të marrë këpucët  dhe gjërat e djalit të tij dhe për t’ia çuar në vendin e grumbullimit.

“Ian ishte me pushime në Mykonos (Greqi) kur u thirr për Kampionatin Evropian të hënën mbrëma. Ai mendoi të shkonte fillimisht në Holandë për të bërë valixhen gati, por nuk më dukej një ide e mirë”, tha babai i futbollistit.

Edward Maatsen u largua nga Vlaardingen, në Holandë, për në Dortmund, për të marrë këpucët e lojtarit dhe sendet e tjera, në një udhëtim prej tre orësh të ndjekur nga një tjetër me kohëzgjatje të barabartë, mes Dotmundit dhe Wolfsburgut, ku ekipi kombëtar i Holandës do të jetë i akomoduar gjatë Kampionatit Evropian në Gjermani.

“Kjo thirrje ishte qershia mbi tortë për sezonin e djalit tim. Jam shumë krenar për të dhe po bëj gjithçka për ta mbajtur të fokusuar”, ka thënë ai me krenari pas më shumë se 600 kilometrash në timon.