Ballina Rajoni Greqia “përvëlohet”: Kamerat termike regjistrojnë temperatura ekstreme në Athinë, tavani i makinave...

Greqia “përvëlohet”: Kamerat termike regjistrojnë temperatura ekstreme në Athinë, tavani i makinave arrin deri në 80 gradë celsius

51
0

Greqia po përballet me orë “ferri” këto ditë të para qershori, ndërsa temperaturat po rriten së tepërmi.

Një ditë më parë u njoftua se shkollat fillore dhe çerdhet do të mbylleshin për shkak të temperaturave të lartë.

Ndërkohë sot siç tregohet nga kamera termike e një droni që fluturoi mbi Athinë, temperaturat arrinin mbi 65 gradë në disa vende. Videoja e transmetuar nga Mega tregon zonën mbi rrugën nacionale në Peristeri, si më të prekurën nga vala e të nxehtit.