VabsRider, ‘ulësja e parë e biçikletës me bosht virtual në botë’, është një shalë inovative e biçikletës me dy anët që lëvizin në mënyrë të pavarur ndërsa pedaloni për të shpërndarë ngarkesën në mënyrë më të barabartë për një udhëtim më të rehatshëm.
Inxhinieri australian, Robin Macan gjithmonë kishte pyetur veten pse askush nuk kishte krijuar një ndenjëse më të rehatshme për biçikletë.
E meta e shalës së zakonshme ishte e dukshme – “asnjë sasi e amortizimit nuk mund të kompensojë pikat e natyrshme të dhimbjes në trupin e njeriut”, kështu që ai doli me një koncept për një ndenjëse artikuluese të biçikletës që do të shpërndante në mënyrë dinamike peshën e trupit ndërsa ‘kalorësi’ pedalonte.
Ai e çoi prototipin në Shoqatën e Shpikësve të Australisë, një organizatë jofitimprurëse që ofron mbështetje për shpikësit, dhe aty u lidh me stilistin industrial Philippe Guichard.
Të dy u nisën për të përmirësuar dizajnin dhe pas dy vitesh punë, ata kombinuan forcat me Whistle, kompani dizajni industrial dhe inxhinierik, për të zhvilluar një produkt të gatshëm për treg.
Tani, shala e biçikletës me ndenjëse të ndarë vabsRider është gati për t’u ofruar përdoruesve xhiron më të rehatshme me biçikletë të jetës së tyre.
“Dizajni inovativ i ulëses së ndarë lejon lëvizjen individuale të këmbëve, duke u rrotulluar rreth nyjeve të ijeve në një bosht që është virtual me ulësen”, shkruan kompania e Macan, ataraxyBSC. “VabsRiderTM transferon presionin nga kockat e ulura te femuret (eshtrat e kofshës) duke siguruar një ngarkesë të shpërndarë në mënyrë të barabartë”.
AtaraxyBSC e përshkruan vabsRider si “shalën ideale të biçikletës: dinamike, rrjedhëse, në lëvizje me trupin tuaj dhe pa dhimbje”.
Macan dhe Guichard kuptuan se kur një pjesë e trupit të njeriut po shtyn kundër diçkaje që nuk lëviz së bashku me të, ajo lëndohet. Pra, duke lejuar që shala e rregullueshme të lëvizë lart e poshtë me këmbët, presioni zhvendoset nga eshtrat e ulura te femuret, duke ulur shumë shqetësimin.
Për të maksimizuar më tej komoditetin e vozitësit, ulësja e ndarë vjen e pajisur me vida të vendosura që lehtësojnë rregullime të shumta, duke përfshirë pozicionet përpara/prapa dhe lartësinë, si dhe këndin dhe gjerësinë e shalës, raporton odditycentral.
AtaraxyBSC vabsRider do të dalë në treg në një të ardhme shumë të afërt, dhe sigurisht që tingëllon si diçka që mund të ketë sukses të madh në mesin e biçikletave. Kompania nuk ka shpallur ende një çmim, por ndoshta është pak më e shtrenjtë se ulësja mesatare e biçikletës.