Ballina Kosovë “Merru me gra sikur t’tha, se nuk je burrë me u matë...

“Merru me gra sikur t’tha, se nuk je burrë me u matë me burra”/ Çun Lajçi tregon pse Kurti “s’ia hapi derën” Ramës

26
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe pse ishte i ftuar të merret pjesë në celebrimin për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, nuk mori pjesë. Rama ishte në Kosovë dy ditë më herët.

Pas kësaj, ka reaguar aktori Çun Lajçi, i cila tha se çfarë ke mbjellur do të korrësh, dhe këtë e bëre në Kotorr kur nuk lëvize vendin për Kurtin.

“Albini mir t’a bëri; – merru me gra sikur t’tha, se nuk je burr me u matë me burra, dhe nuk ta hapi derën!”, shkruan ndër tjera ai.

Postimi i plotë:

Edush! Mirë e mbjelle ma mirë e korre!

Që s’me erdhi mirë, s’me erdhi, por që e meritove e meritove dhe faj s’iu ka askush, sepse si njëri si tjetri keni çuar krye si t’ishit të vetmit gjela n’katundet pa pula!

Ky i imi, (i imi je edhe ti, por ti ke qëllua i gjatë e s’po mundem me t’marrë ngrykë, si ket timin), ky t’erdhi n’Kotorr dhe ti, s’lëvize nga karrika e Krajlit! Mbase t’u duk vetja si Muji, që zbriti nga Udbina e shkoi të Krajli i Kotorrit për t’ia lypur çikën për Halilin, e kur e pe Albinin, u frigove mos ai po e merr për vetën e vet e ia bërë me dorë; – ik andej se këndej jam unë, lartmadhëria e Surrelit!

Mua me erdhi të vjell nga arroganca jote, por edhe nga qyqarllëku i Albinit që nuk t’tha; – lëvize bythën n’daç me ta dhënë dorën, se nuk ma ke çliruar Kosovën!

E mbjelle at ditë urrejtjen, n’Kotorrin e Krajlit, dhe e korre këto ditë n’Prishtinën e Ibrahimit. Albini mir t’a bëri; – merru me gra sikur t’tha, se nuk je burr me u matë me burra, dhe nuk ta hapi derën!

Që s’me erdhi mirë s’me erdhi, por që s’e kam fuqinë e Vuçiqit për me t’thënë; – unë Dodikun, (nongraten time), nuk e ndaj nga vetja e nga Palamenti serb, siç bën ti me Saliun, (nongratën tënde), sepse s’kam njerëz të braktis, siç i braktis ti njerëzit me namë, për interesat tua të liga!

P.S.

Mbrëmë festonte Sala n’dritare me një flamur blu, e festonin demokratët n’rrugë për “vulën e partisë” e Luli qeshej; – se bën vula partinë, e bëjnë njerëzit e njërzit rrugëve me miliona halle!

Turp për Shqipërinë ta ngujojnë një burrë në të 80-tat, që pavarësisht fajeve, ai e përmbysi një rregjim të viteve 90-ta!

Po ti çfarë bëre, pos që e pastrove Shqipërinë nga rinia dhe i mbushe metropolet evropjane me fuqinë djaloshere të qyteteve tona!

– Sikur t’kishe mend more Edi Rama, do ta lirioje Sali Ramë Tropojen, madje do t’ia kompensoje edhe ditët e ngujimit e t’mos gjasosh me Putinin, që s’e duron mendimin ndryshe!

Bajram Curr, 12.06.2024