Ballina Bota Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, qytetarëve iu dërgua një mesazh alarmi,...

Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, qytetarëve iu dërgua një mesazh alarmi, ja sa ishte magnituda

91
0

Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi në jugperëndim të Koresë së Jugut më 12 qershor.

Sipas mediave të huaja, tërmeti goditi katër kilometra në jug të qarkut Buan, i cili është rreth 205 km në jug të Seulit, në orën 08:26 me orën lokale, sipas Administratës Meteorologjike të Koresë.

Qytetarëve në mbarë vendin u dërgua një mesazh alarmi, i cili këshillonte banorët e zonave të prekura të jenë të kujdesshëm ndaj rënies së mundshme të objekteve dhe pasgoditjeve.