Ballina Ekonomia Zbardhen rregullat e reja për ndërtimin e serave dhe stallave

Zbardhen rregullat e reja për ndërtimin e serave dhe stallave

54
0
Mass Image Compressor Compressed this image. https://sourceforge.net/projects/icompress/ with Quality:80

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, përfituesit nga programi IPARD II, janë në proces vlerësimi dhe disbursimi të fondeve.

Sipas MBZHR-së, gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2024, janë disbursuar 26 subjekte, me një fond prej 397 milionë lekë.

“Nga 26 subjekte përfituese 9 janë gra”, thuhet në raportin mbi monitorimin e buxhetit për 4-mujorin e parë të vitit 2024, të publikuar në faqen zyrtare të MBZHR-së.

Ndër 26 subjektet e disbursuar, 11 subjekte janë në masën nr. 1, përkatësisht: 5 në sektorin e fruta-perimeve, 4 në sektorin e qumështit dhe 2 në vreshtari; 1 subjekt në masën nr. 3, në sektorin e përpunimit të fruta-perimeve; si dhe 14 subjekte në masën nr. 7, në turizëm rural.