Një ditë pas Monika Kryemadhit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në SPAK për dosjen e hetimit pasuror. Teksa futej në Prokurorinë e Posaçme, Meta sulmoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin. Një qasje totalisht ndryshe nga bashkëshortja e tij, e cila tha se ndahet me Metën për sulmet që adreson ndaj drejtësisë.
“Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës…Për çfarë jeni thirrur? Unë po shkoj te Dumdumani, kur të dal do ju tregoj”, tha Meta për gazetarët teksa futej në SPAK rreth orës 10:15.
Meta paraqitet në Prokurorinë e Posaçme një ditë pas bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.