Ballina Kronika Shkodër/ U dhunua me sende të forta, 49-vjeçari dërgohet me urgjencë në...

Shkodër/ U dhunua me sende të forta, 49-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore

30
0

Një ngjarje ka ndodhur paraditen e sotme ne një lagje të qytetit të Shkodrës ku një 49-vjeçar gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”. Dyshohet se, shtetasi E. D. po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.