Ballina Slider Ish futbollisti dhe trajneri i mirënjohur Ed Zalla: Nuk do të shohë...

Ish futbollisti dhe trajneri i mirënjohur Ed Zalla: Nuk do të shohë asnjë ndeshje të Shqipërisë, është ekip i Diasporës. Me Cikalleshin kanë hyrë në gjynah!!

76
0

Ka startuar tashmë evropiani, evinimenti i dytë më i madh pas botërorit ku merr pjesë edhe Shqipëria. Zoti Zalla një grup shumë i vështirë me ekipe që mbajnë mbi supe trofe po edhe peshën e kampionatëve më të bukura dhe përballë një Shqipëri që po pompohet, po fryhet deri në frikë. Si e shikoni ju këtë ekip?

Atëherë kjo që thoni ju është e vërtetë dhe po ndjek me vëmendje në aspektin e tifozit të Shqipërisë po edhe të profesionistit dhe më duket se është pikërisht media ajo që po e bën këtë gjë. Pra e vërteta kjo është një situatë që media po e pompon shumë natyrisht emocionet dhe adrenalina ngrihet po kjo gjë po fryhet aq shumë saqë duke përjashtuar ndonjë deklarim emocional të atyre që janë të përgjegjshëm për futbollin dua të them se po shkon deri në atë pikë saqë gëzimin që u bëmë pjesmarrës në këtë eveniment që padyshim është meritë , tani na duket se jemi kandidatë për të fituar evropianin.  Unë në fakt kam një tjetër pozicionim përpos të qenurit tifoz dhe dëshirës. E shikoj shqipërinë si një ekip që ka merita për atë që ka shkuar deri aty, po ama e shikoj në një përballje me gjigandë të kanë fituar këtë trofe dhe pak a shumë është ajo që thashë në fillim, duke pasur përballë kampione Bote dhe Europe po edhe nënkampionë. Ajo që më çudit sinqerisht nuk është pozicioni i medias pasi ajo ka punën e saj po i atyre që po pompojnë media dhe janë specialist, punonjës të Federatës, të cilët  po shkojnë deri në kufijtë e një situate, që nuk flitet më për futboll, po për patriotizëm folklorik. Ky është mendimi im dhe në fakt dua ta ndaj me ju këtë mendim pasi nuk mund ta shikoj këtë ekip si Shqipëria, ajo është diaspora, pra ekipi i diasporës dhe tranieri më duket si këto takimet, a do të votojnë, apo  në rastin konkret a do shënojnë apo jo a do fitojnë apo jo. Pra janë 26 lojtarë ku nuk ka asnjë përfaqësues të kampionatit tonë, atëherë për çfarë duhet ta shikoj ndeshjen e kombëtares së Diaspores për të mos thënë se gjysma e tyre mezi flasin shqip. Unë jam specialist i futbollit dhe më dhimbeset sinqerisht futbolli shqiptar, që nuk ka as edhe një përfaqësues. Cuditem me këta që dalin dhe flasin për Shqipërinë në emër të ekipit të diasporës, me atë le të flasin ata që merren me diasporën. Tani e di që në këtë valë emocioni dhe pompimi do të duket cudi kjo që po them, aq më shumë që është futboll dhe kjo lojë ka surprizat e veta. Po e them pa asnjë hezit, nuk do të shoh asnjë takim nga tre të detyrishmit që janë të sigurtë që do të luajnë, nuk dua të shënojnë asnjë gol dhe të mos marrin asnjë pikë.

Zoti Zalla një pyetje të dytë duke qenë se ju jo vetë keni luajtur, po keni qenë edhe trajnier. Ju e quajtët ekipi i diasporës dhe nisur nga ky këndvështyrin  edhe në raport me kampionatin shqiptar kuptohet a është kjo zgjedhja më e mirë që ka bërë trajneri i ekipit kombëtar?

Po lidhur me pyetjen tuaj do ta jap përgjigjen si një fetar i mirë. Për Cikalleshin ka gabuar dhe madje ka hyrë në gjynah. Po ka hyrë në gjynaj po të them me Cikalleshin.

Sido që të vijnë rezultatet dhe ecuria e kombëtares , në fakt a duhet të krenohemi me futbollin shqiptar i cili në fakt ka një përfaqësues që është kampionati ynë. A është kjo tregues që kampionati ynë ka bërë arritje?

Absolutisht jo…dhe një jo e madhe. Madje po them që e gjithë kjo fryrje që i bëhet kombëtares së diaspores është një tregues real i shfryrjes së kampionatit tonë si kompeticioni që organizon Shqipëria. Madje një sulm i hapur. Nëse kombëtarja jonë do të ishte përfaqësuese e futbollit tonë , pra nuk do të ishte e diasporës, atëherë jo vetëm do ta ndiqja, po do të shqetësohesha për shumë gjëra. Unë jam vetë specialist futbolli, po kur futbolli nuk është i joni po është i diasporës le ta mbajnë. Unë kam këtë gjykim

Kampionati ka startuar, sonte kemi përballjen, opinionet dhe gjykimet duhet të qëndrojnë në mendjen e atyre që i adresohen. Me jeni tifoz zoti Zalla dhe kë shikoni deri në finish.

Kur kam qenë i ri, kam qenë tifoz me Gjermanët po shumë, tani jam dashamirës po me gjermanët, jam ulur pak me këmbë në tokë. Ka disa ekipi që për mua mund ta synojnë finishin.