Majorca u zgjodh nga Kendall Jenner për pushimet e saj verore. Modelja po shijon disa ditë pushimesh duk u shkëputur nga detyrat e saj profesionale për të bërë një udhëtim. Ajo zgjodhi ishullin si destinacion dhe ka ndarë me miqtë e saj online disa foto nga udhëtimi i saj.
Në llogarinë personale në Instagram ajo ka publikuar një sërë fotosh bardh e zi, në të cilat ajo pozon me rroba banje.
Në mbishkrimin e postimit të saj ajo nuk ka shkruar asgjë, vetëm ka zbuluar vendin që ka vizituar.