Ballina Aktualitet “Mëkatet” e Mit’hat Memës nisën te Universiteti, po ata kanë kohë...

“Mëkatet” e Mit’hat Memës nisën te Universiteti, po ata kanë kohë që fshihen sirtareve të prokurorisë. Të tjerë emra të përfshirë në skandale do shoqërojnë Memën

44
0

Vetëm pak ditë më parë “bulevard news” publikoi në linjën e tij editorial një shkrim ku flitej për skandalet e Mithat Memës. Njeriu që ka mundur të drejtojë universitetin për dy mandate është marrë në hetim nga prokuroria për shpërdorim detyre. Gjërat që kanë nisur në UAMD shkojnë shumë më larg deri te sirtaret e prokurorisë, madje deri në SPAK.  Mithat Mema nuk po merret sot në hetim nga prokuroria, ai ka vite që e ka dosjen në sirtar por prokuror pa integritet, madje interesaxhi deri keqpërdorim e grave të tyre pë ti punësuar nëpërmjet ish rektorit thjeshtë ja kanë pluhurosur, po jo fshirë dosjen.

Në dukje kjo është një dosje që ai ja fshiu vetë pluhurin, tashmë jo vetëm që nuk i ka më ata prokuror që nisnin nga Madriti e shkonin përtej Barcelonës, por bindja se mund ta pastrojë nga skandalet dhe abuzimet përsëri partia që e vendosi, Rithemelimi me vulë dhe madje po ata persona të atëhershëm, që në statuse i qajnë hallet popullit si opozitar dhe nga ana tjetër kanë marrë listën e pedagogëve në dorë për ti katandisur në dele ato, duke shkuar deri në provokime të turpshme, duke e trajtuar Universitetin jo fole militantësh dhe jo institucion ku formohen dhe diplomohen breza.

Madje lëvizjet e fundit shkojnë përtej skandalit ku duket se selia e PD nuk është aty ku ka qenë tani edhe me vulë dhe logo, po në UAMD.  Sipas burimëve të bulevard, dosja e abuzimëve të Mithat Memës nuk ka emrin e tij po edhe shumë të tjerëve që ai shkeli çdo normë qoftë dhe morale për ti punësuar si ta kishte cifligun.

Statusi i tij që nuk kishte shumë nevojë për të njohur ligësinë, ishte thjeshtë tentative e fundit e shkëlqimit të përkohshëm të një njeriu që politika i ndryshoi edhe bindjet po e keqpërdori edhe sirtarëve të prokurorisë.

Po të njëjtat burime u shprehën se Mit’hat Mema nuk është personi i vetëm që po hetohet, madje është një listë emrash që duke tentuar të mbajnë peng universitetin kërkojnë të justifikojnë edhe skandalet dhe abuzimet që kanë bërë në këtë institucion. E gjithë loja e turpshme që po ndodh në Universitetin e Durrësit për të mbrojtur veten duke kandiduar apo duke i shërbyer atyre që i tregojnë se kush i ka punësuar jo vetëm është lloji më pështirë i komunistizimit që për dreq e ka veshur PD politikisht.

Sa nuk është vonë të tjerë njerëz që kandidojnë aty në nivele të ndryshe është mirë të mos tërhiqen nga kandidimi, pot ë tërhiqen nga lista që ja kanë shërndarë kryesisë partisë. Ata që nuk mundën dot të mbajnë pushtetin, ata që nuk mundën dot të mbrojnë interest e qytetarëve në asnjë lloj pozicioni, nuk kanë pse luftojnë për kandidatë që kanë qenë bashkëpuntor të sigurimit të shtetit. Këto janë gjëra që i dijnë edhe njerëzit më të thjeshtë, nuk po flasim këtu për dinjitetin e atyre që të paktën e dijnë pse janë aty dhe pse i kanë cuar aty, pas skandalëve me pushtet apo pa pushtet!

Kandidimet për të marrë suport politik, janë më të frikshme se prangat e SPAK-ut!