Ballina Aktualitet Studentët e Mjekësisë padisin shtetin shqiptar, qeveria i detyron të punojnë në...

Studentët e Mjekësisë padisin shtetin shqiptar, qeveria i detyron të punojnë në vend

21
0

Studentët e mjekësisë kanë dorëzuar një padi pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me ligjin që i detyron ata që të rrinë disa vite pas studimeve në sistemin shqiptar të mjekësisë.

Në padinë e përpiluar prej disa studentëve, thuhet mes të tjerash se “skema e tillë e punës së detyrueshme e hartuar nga ligji i kundërshtuar ndryshon thelbësisht nga nocioni i “rezidencës” e cila është një kërkesë rregullative për të qenë në gjendje për të marrë licencën dhe për të punuar si mjek”.

Sa më tej ata shkruajnë se “gjatë seancës dëgjimore, avokati i Këshillit të Ministrave pranoi se studentët në nevojë financiare që përfitonin ndihmë sociale, nuk kishin të drejtë zgjedhjeje”.

Ata kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet edhe nga kjo gjykatë, pasi sipas tyre nuk janë dakord me vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese, e cila mori për bazë pjesërisht kërkesat e tyre.

Sipas ndryshimeve, për studentët e vitit të parë për Mjekësi, nga 5 vjet, punësimi i detyruar ulet në 3 vjet. Për të rinjtë e viteve të dyta deri të katërta kufizimi bëhet dy vjet, ndërsa studentët e viteve te fundit detyrohen të punojnë në Shqipëri vetëm një vit pas shkollës. Ndryshimet e propozuara nga qeveria nisin zbatimin nga viti i ri akademik 2024-2025 dhe do të kenë efekt deri në 2029.