Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim me Sigrid Brettel.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se në fokus të takimit ishte rruga e Shqipërisë drejt BE.
”Kisha kënaqësinë të takohesha me Sigrid Brettel. Në fokus mbetet rruga e Shqiërisë drejt BE që duhet shoqëruar me reforma konkrete në fushën ekonomike, infrastrukturore dhe legjislative për vendin.
Parandalimi i Korrupsionit nuk mund të jetë flamuri i një mazhorance që qeverisjen e saj e ka përkthyer në korrupsion endemik.
Shqipëria duhet të ruajë vlerat e një demokracie institucionale që funksionon mbi parimet e check&balance dhe përpjekja e qeverisë për të kontrolluar indirekt institucionet e drejtësisë është po aq e rrezikshme sa ndërhyrja e dikurshme në sistemin e drejtëisë”, shkruan Tabaku.