Ballina Ekonomia Prej dy muajsh euro në kufijtë e 100 lekëve/ Priten tre ndërhyrje...

Prej dy muajsh euro në kufijtë e 100 lekëve/ Priten tre ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë

76
0

Për gati dy muaj e gjysëm monedha europiane është stabilizuar duke u pozicionuar në kufijtë e 100 lekëve ndërsa ka pësuar luhatje minimale. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të pësoj dobësim  të mëtejshëm në muajt në vijim. Kjo e nxitur nga flukset turistike që priten gjatë verës. Ardhja e më shumë turistëve në vend nënkupton më shumë valutë në tregun vendas  dhe së fundmi kësaj tendence  i është shtuar edhe fakti që euro është dobësuar në tregun ndërkombëtar  si rrjedhojë e rezultatit të zgjedhjeve në Europë.

Banka e Shqipërisë në kalendarin e ndërhyrjeve parashikon një shtim të blerjes së eurove për efekte të rezerves valutore sidomos në qershor e korrik. Në muajin qershor janë planifikuar 3 ndërhyrje për blerje të eurove euro në tregun valutor dhe po e njëjta gjë edhe në muajin korrik. Në këta dy muaj është parashikuar që të ndërhyhet më shumë se në muajt e tjerë. Edhe pse nuk ka publikuar rezultatet deri më tani Banka e Shqipërisë vlerësohet se ka tërhequr rreth 90 milionë euro.

Megjithatë  ecuria e kursit të këmbimit euro-lek pritet të  ndikohet edhe nga vendimi i radhës i bankës së Shqipërisë në lidhje me normat e interesit. Ekspertët parashikojnë që në linjë me Bankën Europiane Qendrore edhe Banka e Shqipërisë mund të ulë normën e interesit  çka mund të ndalonte disi forcimin e monedhës vendase.

Euro rezulton  gati 13 pikë më e ulët nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë gjatë muajve prill maj euro është këmbyer me 112 -113 lekë.