Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është “shitësi më i madh në histori. Sa herë që vjen në këtë vend ai largohet me 60 miliardë dollarë. Pastaj kur të kthehet në shtëpi i duhen më shumë para.”
Kështu ka deklaruar Donald Trump, duke përsëritur se po të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë.