Ballina Europë VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes tifozëve të Serbisë dhe Anglisë në prag...

VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes tifozëve të Serbisë dhe Anglisë në prag të ndeshjes së Euro 2024, ka të arrestuar dhe plagosur! Të përfshirë edhe shqiptarët?

181
0

Kjo e dielë sportive në Euro 2024 mbyllet me sfidën mes Serbisë dhe Anglisë e cila nis në orën 21:00 dhe vlen për Grupin C. Në Gelsenkirchen ka pasur përleshje të dhunshme mes serbëve dhe anglezëve, teksa janë dhjetëra të arrestuar dhe dy të plagosur mes policisë dhe ultrasve. Media angleze “Standard” shton se sherri mund të ketë nisur fillimisht mes një grupi shqiptarësh dhe serbësh dhe më pas janë përfshirë edhe anglezët.

Në pamjet që qarkullojnë në kanalet e komunikimit duket policia që arreston tifozë të përfshirë në përleshje, teksa pamjet janë të rënda, duke mos munguar as gjakosja apo sendet e forta.

Autoritetet gjermane kanë vendosur 1300 oficerë më shumë se zakonisht dhe kanë ndaluar shitjen e pafundme të alkoolit gjatë të dielës (rasti i vetëm i kufizimeve në të gjithë turneun, të paktën tani për tani).

Afro 40 mijë tifozë pritet të jenë në zonën e fan zone në qytet, të ndara sipas shteteve, kjo duke mos përfshirë 50 mijë të tjerët në stadium.