Numri i shkurorëzimeve është rritur viteve të fundit në Kosovë.
Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Por nuk pati vetëm shkurorëzime, pasi që shumë çifte gjatë këtij muaji kurorëzuan dashurinë e tyre.
Sipas të dhënave të ASK -së vetëm gjatë muajit prill janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 466 kurorëzime.
“Në muajin Prill 2024 janë regjistruar gjithsej 1 466 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 114 raste”, thuhet në raportin e ASK- së.