Ballina Sport ​Befasi në grupin e Belgjikës, VAR-i anulon dy gola të Lukakut, Sllovakia...

​Befasi në grupin e Belgjikës, VAR-i anulon dy gola të Lukakut, Sllovakia merr tri pikët e para

56
0

Belgjika dhe Sllovakia kanë luajtur sot takimin e dytë në grupin E në Kampionatin Evropian.

Ndeshja në Frankfurt ka përfunduar me rezultat të papritur, pasi Sllovakia ia prishi hesapet favoritit Belgjikës 0:1.

Sllovakët shënuan gol në minutën e shtatë pas gabimit të mbrojtjes belge, të cilën e dënoi sulmuesi Ivan Schranz.

Belgjika dominoi në pjesën e dytë gjithnjë në kërkim të barazimit. Romelu Lukaku shënoi në minutën 56, i cili nga afër e shtyu topin në portën e zbrazët. Pas kontrollit nga VAR goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Lukaku në minutën e 62-të kishte sërish shans, por goditja e tij përfundoi në pjesën e jashtme të rrjetës. Belgët sulmuan edhe në vazhdim. Pas një aksioni të bukur, Trossard gjuajti nga 17-18 metra, por portieri sllovak Dubravka ishte në vend.

Lukaku shënoi edhe një gol tjetër që serish nuk iu pranua nga VAR-i, pasi paraprakisht njëri nga lojtarët e skuadër belge kishte luajtur me dorë.

Kjo ishte ndeshja e parë konkurruese ndonjëherë ndërmjet Belgjikës dhe Sllovakisë. Tri takimet e tyre të mëparshme ishin miqësore – dy të parat përfunduan në barazim (1:1 më 2002 dhe 2006), ndërsa Belgjika e fitoi më 2013 me rezultat 2:1.

Belgjika nuk ka arritur kurrë në katër finalet e evropianit. Ata u eliminuan në çerekfinale në secilin nga dy edicionet e fundit.

Kjo është hera e gjashtë radhazi që ata luajnë në Euro. Sllovakia bëri paraqitjen e saj të katërt qe nga shpërbërja e Çekosllovakisë. Ata kurrë nuk kanë përparuar më tej se raundi i 16-të.