Ed Sheeran është shpallur artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për të shtatin vit.
Sipas ‘The Guardian’ 33 vjeçari, i lindur në Yorkshire dhe i rritur në Suffolk, është hera e shtatë në nëntë vjet që ai kryeson listën e muzikës së përdorur në radio, TV dhe në vende publike në Mbretërinë e Bashkuar.
Sheeran, ka kryesuar të njëjtën listë në shtatë raste të ndryshme, duke shitur më shumë se 150 milionë disqe në të gjithë botën që nga shfaqja e tij me albumin debutues në 2011.
Duke pranuar pozicionin e tij, ai shprehu falenderime ndaj fansave të tij.
“Faleminderit që më emëruat artistin më të dëgjuar për vitin e kaluar. Faleminderit për ekipin tim, jo vetëm për mua, por për të gjithë artistët e tjerë me të cilët punoj jam i lumtur që ju merrni këtë njohje”, tha ai.