Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e ri serb, Millosh Vuçeviç, në Athinë.
Lajçak tha se me të ka folur për atë se ku ndodhet procesi i dialogut, si dhe për marrëdhëniet BE-Serbi.
“Në Athinë, u takova me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviç. E informova për zhvillimet aktuale në dialog dhe fola rreth marrëdhënieve BE-Serbi”.