Ballina Kronika Drejtuesi i motorit humb kontrollin dhe përplaset me murin në aksin Lezhë-Shëngjin,...

Drejtuesi i motorit humb kontrollin dhe përplaset me murin në aksin Lezhë-Shëngjin, dërgohet në spital

24
0

Drejtuesi i një motori është plagosur rëndë ditën e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke u përplasur me murin anësor të rrugës.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në afërsi të Knallës, ndërsa i plagosur është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.