Belgjika ia ka dalë të marrë tri pikët e para në Euro 2024. Për raundin e dytë në Grupin E, ‘Djajtë’ fituan 2-0 kundër Rumanisë dhe e bëjnë situatën në grup të komplikuar, me katër ekipet që kanë nga tre pikë.
Ndeshja për belgët u zhbllokua pas vetëm dy minutave lojë me Tielemans. Pasimi i Lukakut i krijoi hapësirë fantazistit që me një të djathtë të prirët zhbllokoi ndeshjen shpejt.
Rumunët, të ashtëquajturit si “Drakula” nuk mundën të dilnin në lojën e tyre, teksa pak ditë më parë fitan ndaj Ukrainës 3-0. Për të “vulosur” suksesin e Belgjikës mendoi kapiteni De Bruyne në minutën e 80-të me golin e dytë.
Tanimë në raundin e tretë dhe të fundit në grupe Rumania pret Sllovakinë dhe Belgjika luan me Ukrainën. Grupi E është i veçantë pasi Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina kanë nga tre pikë, ndërsa renditja është vendosur në bazë të ndeshjeve direkte.