Ballina Kulturë Eva Alikaj bën rrëfimin e rrallë: Ndriçim Xhepa s’më bënte kurrë vërejtje,...

Eva Alikaj bën rrëfimin e rrallë: Ndriçim Xhepa s’më bënte kurrë vërejtje, si më komplimentoi pas shfaqjes

0
7

Aktorja e njohur Eva Alikaj, në një intervistë për emisionin “Living Room” në Vizion Plus me moderatoren Brunilda Lahe ka folur për raportin e saj me kolegun, artistin e njohur Ndriçim Xhepa.

Aktorja thotë se Xhepa ka qenë një aktor shumë interesant. Teksa kujton rolet që kanë realizuar bashkë, aktorja kujton një moment kur Ndriçim Xhepa e ka komplimentuar pas shfaqjes.

Bruna: Romeo dhe Zhulieta ka qënë roli yt i parë në teatër, si ka qenë ky rol për ty?

Eva: Çdo gjë ishte gati sureale sepse shumë aktorë me eksperiencë më rrethonin dhe unë kisha rolin kryesor, nuk e besoja dot, thoja ç’është ky fat, por përpiqesha të kapja çdo gjë, të isha e vëmendshme për çdo gjë. Kjo ka qenë një ndër shfaqet që kam pasur me Ndriçim Xhepën sepse kam interpretuar edhe te shfaqja “Shtëpia me dy Porta”.

Bruna: Si i kujtoni rolet me aktorin Ndriçim Xhepa?

Eva: Roli i parë me Çimin ka qenë te filmi “Njeriu i Mirë” aty unë kisha rolin kryesor, ai kishte një rol dytsor, unë gjithmonë e kam ndjerë që Çimi ka qënë një aktor shumë interesant. Siç e thashë unë isha e rrethuar nga aktorë të njohur ku një ndër ta ishte edhe Çimi. Te roli “Shtëpia me dy Porta” më kujtohet që nuk më ka thënë asnjëherë asgjë për rolin, mbase e shihte që nuk kisha nevojë, nuk më ka bërë asnjëherë asnjë vërejtje, nuk më ka lavdëruar asnjëherë përveç një rasti në shfaqjen e fundit në teatër te  “Valsi i Titanikut” ku të gjithë nuk po thonin asgjë ai u shpreh: Eva ka bërë një rol shumë të mirë. U habita në fakt dhe ja di për nder. Ishte një kënaqësi të punoja me Çimin.

Bruna: Ndoshta atë fjalë që nuk e kishte thënë prej vitesh për shumë role në të cilët ju keni bashkëpunuar…

Eva: Ndoshta! Ose i pëlqeu vërtetë në atë moment, nuk e di por në atë moment më befasoi.

Bruna: Udhëtojmë në një tjetër rol.

Eva: Edhe këtu me Çimin jemi dhe kemi pasur rolin e çiftit te shfaqja “Prometeu”. Më duhet te them që te ky rol unë vërtet nuk kam qenë edhe aq mirë. Brenda rolit t’i humbet sepse ti ke rolin kryesor, ke një partner shumë te mirë, je e veshur bukur por unë e di që nuk kam qenë mirë aty ose kërkesat e mia kanë qënë shumë të larta, por këtë gje unë nuk e them për filmin “Njeriu i Mirë” sepse unë aty jam “On Top” domethënë unë aty luaj me një racionalitet, me një emocion, me një finesë, natyrshëm dhe shumë modern.