Ballina Slider Gjoza e shpalli “non grata”, durrsaku Kreshnik Leka i tund medaljen nga...

Gjoza e shpalli “non grata”, durrsaku Kreshnik Leka i tund medaljen nga Europiani

35
0

Kreshnik Leka vijon të shënojë rezultate të mëdha në evenimentet e peshëngritjes për veteranë.

Ish-shtangisti i mirënjohur është shpallur kampion i Europës për masters, duke ngjitur flamurin e Shqipërisë në shkallën më të lartë të podiumit në kompeticionin që u mbajt në Haugesund të Norvegjisë.

Sportisti durrsak zhvilloi një garë të shkëlqyer, duke i kaluar me sukses të gjitha provat, si në shkëputje gjithashtu edhe në shtytje. Kështu në stilin e shkëputjes, Leka ngriti 113 kg, ndërsa shtytje regjistroi 135, duke e mbyllur dygarëshin me 248 kg, për të merituar medaljen e artë.

Kreshnik Leka është gjithashtu edhe drejtori i klubit shumësportësh Teuta, i cili disa muaj më parë u përjashtua nga asambleja e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, teksa presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, e kishte quajtur “sabotator”. Megjithatë Leka mbetet pranë shtangës dhe vijon të shkëlqejë në pedanë në arenën ndërkombëtare.